LAJMI I FUNDIT:

Vritet “pasardhësi” i Eskobarit

Vritet “pasardhësi” i Eskobarit

Ishte konsideruar si “pasardhësi” i Pablo Escobar. Roberto Vargas është vrarë në Kolumbi në përfundim të një operacioni të policisë dhe ushtrisë, të ndihmuara edhe nga helikopterët.

“Jeta e Vargas, i njohur ndryshe me pseudonimin “Gavilan” (fajkoi), është shënuar nga gjakderdhja dhe armët”, shkruajnë mediat lokale që raportojnë lajmin.


Sipas burimeve, Vargas ishte kthyer në numrin dy të kartelit të Gjirit, më i rëndësishmi në vend e që përveç drogës kontrollon edhe “biznesin” e shfrytëzimit të minerareve ilegale.

Në kokën e tij ishte vendosur një shpërblim prej 2 milionë dollarë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe presidenti Juan Manuel Santos përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Në operacionin e koduar “Agamenoni”, i zhvilluar mes shteteve Antiokia dhe Çoko, kanë mbetur të vrarë edhe 12 anëtarë të kartelit, transmeton tch.

Mediat kolumbiane shtojnë se Vargas në të kaluarën kishte qenë pjesëtar i njësive paraushtarake Ushtria Popullore për Çlirimin dhe Njësia për Mbrojtjen e Kolumbisë.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori