LAJMI I FUNDIT:

Vritet një person në Viti, plagosen dy të tjerë

Vritet një person në Viti, plagosen dy të tjerë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e plagëve të marra nga një gjuajtje më armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 11:00 në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit i cili është dërguar për në Gjilan, nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve.

“Dy  të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë.  Edhe për kundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banori i Vitisë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ai.

Hashani bëri të ditur se është arrestuar një person në lidhje me këtë rast, teksa tha se deri më tani nuk dihet motivet e ngjarjes.

“Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë. Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë . Hetimet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, njoftoi ai.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin për vrasjen në Viti.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Viti
Lexo po ashtu Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Viti

Sipas komunikatës për medie i dyshuari është E.R, dhe vendimi për ndalimin e tij është lëshuar sot pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori