LAJMI I FUNDIT:

Vritet adoleshenti që u drejtoi armën qytetarëve dhe policisë në Florida

Vritet adoleshenti që u drejtoi armën qytetarëve dhe policisë në Florida

Policia vrau një adoleshent i cili drejtoi një pushkë ajrore në makina dhe oficerë policie gjatë fundjavës në Tarpon Springs, Florida.

Është një i ri shtatëmbëdhjetë vjeçar Alexander King, i cili u raportua në polici nga disa persona. Ata deklaruan se ishte një burrë i bardhë me rroba të errëta që kishte një pushkë. Disa thanë se mund të jetë një kallashnikov.


Policia e gjeti Kingun rreth orës 21:30 dhe pasi pa oficerët, ai drejtoi pushkën drejt tyre. Policia gjeti strehë pas automjetit dhe qëlloi mbi të riun. King u qëllua disa herë dhe vdiq nga plagët e tij, dhe policia më vonë përcaktoi se nuk ishte një armë e vërtetë, por një pushkë airsoft.

King kishte probleme me ligjin më parë, 22 herë për të qenë të saktë, dhe ai gjithashtu u arrestua për sulm, përfshirë sulmin me një armë vdekjeprurëse.

Në videon e regjistruar nga dëshmitarët okularë, ai dëgjohet të bërtas drejt policisë “Më gjuaj”. Një hetim për këtë rast është duke vazhduar, dhe oficerët e policisë që vranë adoleshentin janë në pushim me pagesë. /Telegrafi/