LAJMI I FUNDIT:

Vrau veten apo u arratis? Supozohet se bunkeri i Adolf Hitlerit kishte “edhe një tunel të pestë sekret”! (Video)

Vrau veten apo u arratis? Supozohet se bunkeri i Adolf Hitlerit kishte “edhe një tunel të pestë sekret”! (Video)

Adolf Hitler vrau veten në bunkerin e Berlinit më 30 prill 1945 – ky së paku mund të thuhet se është versioni zyrtar.

Por teoricienët e konspiracionit kanë pohuar prej kohësh se vrasësi në masë u arratis, duke përfshirë një teori që sugjeron se ai iku në Argjentinë.


Dhe kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një tjetër pretendim është rishfaqur, duke sugjeruar se ekzistonte një dalje e fshehur e pestë që Hitleri mund të kishte përdorur për t’iu shmangur kapjes në bunkerin e tij.

Një episod i zbuluar në një dokumentar të History Channel, shkruan DailyStar, sheh ekspertë që zbulojnë se bunkeri i diktatorit kishte një “tunel sekret” të pestë.

Duke përdorur planet e rindërtuara në mënyrë digjitale të rajonit, tuneli qëndronte rreth 2 metra larg bunkerit dhe mund të kishte dërguar Hitlerin në Tiergarten – versioni i Berlinit për Central Park.

“Gjatë 15 viteve të fundit, nuk e kemi ditur se mund të ketë dalje tjetër nga bunkeri. Është diçka shokuese”, citohet të jetë thënë.

Por, siç hetuesi Lenny DePaul vuri në dukje në episod, kjo “nuk kishte asnjë kuptim” se Hitleri do të donte të shpëtonte në një kopsht publik si Tiergarten.

Tuneli thuhet se ndodhej direkt nën Murin e Berlinit dhe u zbulua nga zyrtarët e Stasit në vitin 1973, në një përpjekje për të bllokuar çdo ikje nga Lindja në Berlinin Perëndimor.

Dokumentari është i bazuar në dokumente që sugjerojnë se pas rënies së Gjermanisë naziste, Hitleri i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe iku në Amerikën e Jugut.

Adolf Hitleri, është figura historike më e shëmtuar, por ndoshta edhe më e fuqishme e saj.

Ai ishte, më shumë se cilido tjetër, arkitekti i Luftës së Dytë Botërore, një konflikt që ndryshoi botën përgjithmonë.

Udhëheqësi nazist, ka qenë subjekt i më shumë librave, filmave dhe dokumentarëve se çdo individ tjetër, i gjallë apo i vdekur.

Megjithatë, pavarësisht nga ky interes intensiv dhe i qëndrueshëm, ka ende shumë gjëra mbi Hitlerin, të cilat ndoshta nuk i kemi dëgjuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori