LAJMI I FUNDIT:

Vrau dhe murosi shqiptaren në Spanjë, rrëfehet autori: Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin

Vrau dhe murosi shqiptaren në Spanjë, rrëfehet autori: Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin

Marco Romeo, i arrestuar në Spanjë për vrasjen e nënës së djalit të tij Paula dhe shqiptaren Sibora Gagani, i ka dërguar një letër gjykatës.

Në burg ai thotë se “ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin dhe është totalisht i penduar”.


Ai ka rrëfyer si kanë ndodhur ngjarjet dhe se si vrau gruan e tij, 28-vjeçe, për të cilën thotë se kanë pasur një sherr, ku ai e kapi nga qafa dhe e hodhi në tokë.

“Ajo bërtiti për ndihmë, por ai e vrau”.

Romeo rrëfen se nuk i kujtohet gjë tjetër, pasi e kapi paniku dhe iku.

Paula me origjinë nga Malaga dhe nënë e tre fëmijëve, nga të cilët i fundit i Romeos, u vra me 14 plagë me thikë në shtëpinë e tyre në Torremolinos.

Lidhur me vrasjen e Sibora Gaganit, Romeo këmbëngul se nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, ndërsa pranon se ka fshehur trupin e gjetur nga policia të mbështjellë me qese plastike dhe në një kuti druri të murosur në mur, njofton tch.

Marco Romeo gjithashtu thotë në këtë rast se është penduar ” që ka bërë një gjë kaq të neveritshme ”.

22 vjeçarja u zhduk 9 vite më parë, në korrik të 2014-s në Spanjë, aty ku kishte shkuar për të jetuar më të dashurin italian, Marco Romeo dhe trupi i së cilës u gjet qershorin e kaluar.

Mbetet për t’u kuptuar se kush mund ta kishte vrarë Siborën dhe pse Romeo, si i pafajshëm, do ta kishte fshehur trupin e saj. Dhe pozicioni i gjyqtarit dhe nëse ai është vërtet i gatshëm të besojë versionet e Romeos.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori