LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në kazino, arrestohet zyrtari policor në Suharekë

Vrasja në kazino, arrestohet zyrtari policor në Suharekë

Mëngjesi i ditës së sotme e gjeti në një situatë të pazakontë Suharekën, për shkak të dy vrasjeve që ndodhën këtë të diel.

Fillimisht u raportua për një vrasje në një lokal të lojërave të fatit në këtë qytet, ndërsa brenda pak orësh u raportua edhe për një vrasje në Studençan.


Në vrasjen që ndodhi në kazinonë në rrugën e Reshtanit, ka mbetur i vrarë Jetmir Alijaj, punëtor në këtë lokal, ndërsa dëshmitarët thonë të mos kenë dëgjuar të shtëna.

Policia ka sqaruar rastin, dhe ka treguar se është arrestuar zyrtari policor i dyshuar për vrasje.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një rast gjuajtje me armë zjarri në Suharekë i cili kishte ndodhur në një lokal (kazino)  në rrugën “Skënderbeu” në fshatin Reshtan të Suharekës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent dhe pas grumbullimit të informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohej për përfshirjen e një zyrtari policor si të dyshuar në këtë rast.

Vritet një person në një kazino të Suharekës
Lexo po ashtu Vritet një person në një kazino të Suharekës

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pas orës 12:00 të dyshuarin Sh. S (zyrtar policor me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Rreshteri i Policisë i dyshuar për vrasjen e të riut në kazionon e Suharekës
Lexo po ashtu Rreshteri i Policisë i dyshuar për vrasjen e të riut në kazionon e Suharekës

Me urdhëresë të prokurorisë, hetuesit e IPK-së së bashku me zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë realizuar një bastisje në banesën e të dyshuarit në Suharekë dhe në një shtëpi banimi.

Gjatë kësaj bastisje është konfiskuar një armë e tipit “Glock 9×19”, dy karikatorë si dhe disa fishekë.

Të dyshuarit tashmë të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit në koordinim me Prokurorinë kompetente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori