LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në tentativë në Mitrovicë, Policia arreston një person

Vrasje në tentativë në Mitrovicë, Policia arreston një person
Foto: Ilustrim

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vrasje  në tentativë’.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:58, të së hënës në rrugën ‘Sami Gashi’ në Vaganicë- Mitrovicë, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në  cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator i zbrazët, ndërkaq të dyshuarit N.A.,53 vjeçar me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim  me prokurorin e rastit  janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin.  /Telegrafi/