LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e hendbollstit Denis Tot në Shkup, të pandehurit kërkojnë dënime më të vogla

Vrasje e hendbollstit Denis Tot në Shkup, të pandehurit kërkojnë dënime më të vogla

Të dënuarit për vrasjen e kroatit  Denis Tot, Anxhello Gjorgjievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski kërkojnë rigjykim.

Ata para Gjykatës së Apelit i dhanë argumentet e tyre dhe konsiderojnë se nuk kanë kryer vrasjen, por edhe dënimet janë të larta. Sipas tyre, prokuroria gabon për shkak se Tot nuk mund të humb jetë me disa goditje për shkak të fizikut të sportistit.


““Ne presim që do të vërtetohen ankesat tona, presim që të anulohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe të shkojmë në një gjykim të ri. Mendojmë se ka shkelje të procedurës, se nuk është vërtetuar gjendja faktike, është shkelur Kodi Penal, se dënimi është shumë i lartë”, u shpreh avokati, Bojan Vasillevski.

Në seancë ata mbrojtja dhe të pandehurit theksuan se Tot ka qenë i dehur, ndërsa avokati Ile Tanev tha se gjykata në mënyrë selektive i vlerëson dëshmitë.

“Gjykata kishte qasje selektive dhe i vlerësonte dëshmitë të shkojnë vetëm në dëm të Anxhello Gjeorgjievskit”, tha avokati i Anxhello Gjorgjevskit, Ile Tanev.

Ndryshe, Anxhello GJorgjievski dhe Klementina Levkovska u dënuan me 18 vjet burg, kurse Andrej Kostovski me 16 vjet burg për vrasjen e hendbollistit Denis Tot./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori