LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasja në Pejë, dorëzohen në Polici dy persona

Tentim vrasja në Pejë, dorëzohen në Polici dy persona

Në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Pejë-Rozhajë, konkretisht në segmentin e Vitomiricës, ka ndodhur një incident i rëndë.

Rreth orës 1:25, një person që udhëtonte me veturën e tij u bë objektiv i një sulmi me armë zjarri.


Incidenti po hetohet si një tentativë për vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje, dy persona janë dorëzohen në Polici, sipas informacioneve të dhëna nga Prokuroria e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se të dy personat janë ndaluar me urdhër të prokurorit: njëri për 48 orë dhe tjetri – një i mitur – për 24 orë.

”Dy persona janë ndalu me urdhër të Prokurorit të Shtetit, njëri prej tyre 24 orë për shkak se është i mitur, ndërkaq rasti është kulifikuar si vrasje e mbetur në tentativë. Me sa kemi pranuar informatë ne si Prokurori, janë vetëdorëzu në Polici sot gjatë ditës” ka thënë Nikçi.

Ai po ashtu ka theksuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sjellë në dritë dhe ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.

Viktima ka raportuar në stacionin policor të Pejës se mjeti i tij ka pësuar goditje nga të shtënat.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivin e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/