LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Prishtinë, policia bastis banesën e të dyshuarit dhe gjen një revole

Vrasja në Prishtinë, policia bastis banesën e të dyshuarit dhe gjen një revole

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vrasjes që ndodhi sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë kanë kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit por i njëjti nuk është gjetur aty.

Ndërkohë, Policia e Kosovës thotë se është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat që ndërlidhen me rastin, në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja.


“Pak më tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Më herët, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Telegrafin, se rreth orës 12:00, për rastin e ndodhur në rrugën “Beshkim Fehmiu”, dhe nga shikimi i vendit të ngjarjes, është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimin se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë – policia jep detajet
Lexo po ashtu Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë – policia jep detajet

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes”, tha Borovci.

Sipas tij, policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin.

“Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik. Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori