LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Shteti dështoi në mbrojtjen e gruas që u vra nga ish-bashkëshorti në Emshir

Avokati i Popullit: Shteti dështoi në mbrojtjen e gruas që u vra nga ish-bashkëshorti në Emshir

Avokati i Popullit, në pajtueshmëri me mandatin e tij kushtetues dhe ligjor, u ka përcjellë autoriteteve përgjegjëse Raportin ex officio nr. 150/2021 që ka të bëjë me vlerësimin e detyrimeve të organeve shtetërore për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga dhuna në familje.

“Raporti trajton veprimet dhe mos mosveprimet e shtetit përkitazi me të drejtën për jetë, lidhur me vrasjen dhe vetëvrasjen e cila ndodhi më 14 mars 2021, në lagjen Emshir në Prishtinë, me ç’ rast një burrë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, e pastaj bëri vetëvrasje. Raporti analizon zbatimin e dispozitave kushtetuese, instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ligjeve, politikave dhe strategjive kundër dhunës në familje. Në këtë Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën”, thuhet në njoftimin për media.

Detaje rreth vrasjes në Emshir: Burri dyshohet se fillimisht vrau ish-gruan, pastaj veten
Lexo po ashtu Detaje rreth vrasjes në Emshir: Burri dyshohet se fillimisht vrau ish-gruan, pastaj veten

Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar.

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link.

Ndryshe më 14 mars 2021, rreth orës 09:00 ishin gjetur pa shenja jete një femër dhe një mashkull të moshës 44 vjeç. Policia kishte deklaruar se bëhej fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, kishin deklaruar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit

Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit

Lajme
Kalo në kategori