LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth vrasjes në Emshir: Burri dyshohet se fillimisht vrau ish-gruan, pastaj veten

Detaje rreth vrasjes në Emshir: Burri dyshohet se fillimisht vrau ish-gruan, pastaj veten

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se pas pranimit të informatës nga policia për dy persona të pa jetë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

“Prokurori kujdestar i këtij departamenti menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar dy trupa të pajetë, njëri person i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një armë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Policia jep detaje për vdekjen e dy personave në Prishtinë, thotë se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje
Lexo po ashtu Policia jep detaje për vdekjen e dy personave në Prishtinë, thotë se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje

Sipas dyshimeve fillestare, personi i gjinisë mashkullore fillimisht ka privuar nga jeta personin e gjinisë femërore, e më pas ka kryer vetëvrasje.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, thuhet më tej në njoftim.

Dyshohet për vrasje të dyfishtë në lagjen Emshir në Prishtinë
Lexo po ashtu Dyshohet për vrasje të dyfishtë në lagjen Emshir në Prishtinë

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Telegrafi/