LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Oliver Ivanoviq, Gjykata publikon pamje të pa transmetuara më parë

Vrasja e Oliver Ivanoviq, Gjykata publikon pamje të pa transmetuara më parë

Pamje të pa transmetuara më parë, janë publikuar në vazhdimin e gjykimit për vrajsen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në pamjet e shfaqura sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës, shihet Ivanoviq teksa në ditën kritike largohet nga banesa, përderisa dyshohet se po përcillej nga grupi kriminal, i cili më pas e ekzekutoi atë.


Është mëngjesi i 16 janarit të vitit 2018.

Si çdo ditë tjetër, politikani serb Oliver Ivanoviq po largohet na banesa, për të shkuar në zyret e partisë.

Lëvizjet e tij, kishte disa ditë që po përcilleshin nga një grup kriminal, i cili më pastaj do ta vriste atë pikërisht para objektit të partisë ku Ivanoviq ishte kryetar.

Në gjykimin për këtë vrasje, janë transmetuar këto pamje të pa publikuara më parë.

Në ditën kritike, pak minuta para se Ivanoviq të dilte nga apartamenti, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur para apartamentit të Ivanoviq, lëvizë vetura e tipit “Opel Astra”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

Vetura e njëjtë ishte gjetur e djegur në tërësi, pak orë pas ngjarjes.

Në ditën e sotme, ishte planifikuar që të transmetohej edhe momenti i vrasjes së Oliver Ivanoviq, megjithatë kjo nuk ndodhi për shkak të disa problemeve teknike.

Sipas aktakuzës, këtë vrasje e kreu një grup kriminal, në krye të së cilit ishin Zvonko Veselinoviq e Milan Radoiçiq.

Për bashkëpunim me ta po akuzohen Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq, Rade Besara e Marko Roshiq.

Avokati i këtij të fundit, Mahmut Halimi theksoi në gjykim se klienti i tij nuk shihet në asnjë prej materialeve të prezantuara.

“As nga video-pamjet, as nga këto përshkrime në raportet zyrtare ose t’i quajmë memorandume zyrtare, as nuk shihet dikund klienti im Marko Roshiq, e as që shihet vetura e tij”, ka thënë Mahmut Halimi, avokat i Marko Roshiq.

Në këtë seancë, i akuzuari tjetër, ish-hetuesi policor Rade Besara ka propozuar dëgjimin e dy dëshmitarëve të tjerë, të cilët ai i kishte pasur eprorë.

“Po i propozoj këta dy dëshmitar, pasi janë ata që m’i kanë dhënë detyrat. Screcko Banoviq është ai i cili m’i ka nënshruar pushimet e mija, i cili i ka pranuar shkresat nga procedurat hetuese të cilat kanë ndodhur jashtë regjionit të veriut. Si dhe e propozoj për dëshmitar edhe shefin e nënkolonelit Banoviq”, ka thënë i akuzuari, Rade Besara.

Seancat e radhës janë caktuar për datat 15 dhe 20 dhjetor, ku pritet të bëhet dëgjimi i dy dëshmitarëve të propozuar, si dhe transmetimi i video materialeve të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori