Roland Qafoku
Hakmarrja personale në Shqipëri nuk ka kursyer as firmëtarët e pavarësisë. Atë 21 tetor të vitit 1919, Xhelal Koprëncka u qëllua për vdekje në një pritë, teksa shkonte nga Skrapari në Korçën fqinje me trimat e tij në ndihmë të shqiptarëve që luftonin kundër ushtrisë greke.
Një patriot që nuk mund të rrinte duarkryq kur Greqia synonte marrjen e Korçës. Por, pak rëndësi kishte kjo për një banor të zonës, i cili kishte kohë që donte vdekjen e tij.
Ai e qëlloi Koprënckën kur ky po kalonte Qafën e Martës, duke ia ndërprerë në mes të gjithë aktivitetin e tij vetëm rreth shtatë vjet nga hedhja e asaj firme të rëndësishme në Vlorë, që bashkë me 41 të tjera themeluan shtetin shqiptar.
SKENA E KRIMIT
Xhelal Koprëncka bashkë me 30 trimat e tij ishte duke kapërcyer një qafë mali, kur papritur nga një pritë u dëgjua një e shtënë pushke. Ai plumb i vetëm ishte vrastar. Koprëncka u rrëzua i vdekur nga kali mbi të cilin ecte. Ata që e shoqëronin, jo vetëm nuk patën mundësinë t’i vinin në ndihmë, por as të ndiqnin autorin e këtij krimi.
Shumë shpejt u mësua se autori ishte Syrja Guri, i cili arriti të ikte me shpejtësi i ndihmuar edhe nga njohja e mirë e terrenit.
ORGANIZIMI I VRASJES
Të dhënat flasin se Syrja Guri kishte kohë që ziente për të marrë hakun e dajës së vrarë, Abdurrahman Gjonit, nga vëllai i Xhelal Koprënckës. Edhe pse duket absurde se ç’lidhje kishte Xhelal Koprëncka e për më tepër nipi për dajën, Syrja Guri e kishte ndarë mendjen që marrja e hakut duhet të ishte ndaj një njeriu sa më të rëndësishëm. Dhe, në atë zonë më të rëndësishëm se Xhelal Koprëncka nuk kishte. Si të ishte sikur kërkonte dikë për të dekoruar, Syrja Gurit iu dukën të mjaftueshme të dhënat për shenjën e tij Xhelal Koprënckën, i cili ishte: firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, zëvendësministër i Luftës, komandant i Xhandarmërisë dhe duke i shtuar edhe titullin bej dhe shkollimin si ushtarak në Stamboll.
Në librin Personazhe kryesore të Shqipërisë, sipas raportit sekret të shërbimit të zbulimit të Admiralit të Marinës Ushtarake Angleze shkruhet: “Abdyl bej Koprëncka nga Skrapari ka mendime të ndryshme nga ato të të vëllait, Xhelal bej Koprëncka, aktualisht njëri prej prijësve që turqit e rinj e kanë dërguar për të armatosur bandat shqiptare kundër italianëve”.
Pra, duket qartë se dikush e ka shtyrë autorin e vrasjes se shënjestra më e mirë ishte Xhelali dhe askush tjetër. Kjo lidhej edhe me aktivitetin e tij politik.
Në këtë kohë në zonën e Skraparit dhe Beratit nisën të shfaqeshin mbështetësit e Esad Pashë Toptanit, ndaj të cilit Xhelal Koprëncka kishte dalë hapur kundër. Në këtë situatë edhe haku merrej, edhe eliminohej një kundërshtar i fortë politik. Syrja Guri e “zbatoi” urdhrin pak përpara nisjes së organizimeve të Kongresit të Lushnjës.
VARRIMI
Ka një mister edhe më të madh pse varrimi i Xhelal Koprënckës nuk u bë në vendlindje, por në fshatin e të ëmës së tij, në Gostenckë. Në një ceremoni ku mori pjesë thuajse e gjithë zona, ra në sy përpjekja e të afërmve dhe e miqve të tij për të kapur autorin.
Vetëm pak ditë pas varrimit, Syrja Guri u kap, por ndaj tij nuk u krye asnjë veprim hakmarrës. Madje, ndërmjetësit bënë që mes dy familjeve Koprëncka dhe Guri të vendosej pajtimi.
XHELAL KOPRËNCKA I RIU
Vrasja e firmëtarit të pavarësisë u shoqërua me një ters edhe më të rëndë për krejt familjen Koprëncka. Historiografia komuniste jo vetëm i mohoi Xhelal Koprënckës pjesëmarrjen në Kuvendin e Vlorës, firmën e hedhur në deklaratën më të famshme në Shqipëri, por kjo firmë iu hoq fare nga kjo deklaratë.
Ai vetë mori cilësimin bej reaksionar dhe armik i popullit, ndërsa familja Koprëncka përjetoi kalvarin e vuajtjeve dhe persekutimit.
Kulmin e arriti persekutimi ndaj të nipit që kishte emrin dhe mbiemrin e firmëtarit, Xhelal Koprëncka.
I arrestuar pesë here gjatë regjimit komunist, ai ishte pjesë e rëndësishme e revoltës në burgun e Spaçit më 9 maj 1979, për të cilën u dënua dhe u ekzekutua më 29 maj me pushkatim bashkë me dy persona të tjerë.
Xhelal Koprëncka i Riu është vlerësuar me dekoratën “Martir i Demokracisë” në vitin 1994 nga presidenti Sali Berisha.
10 FAKTE
1. Xhelal Koprëncka është një nga 42 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë;
2. Xhelal Koprëncka ishte një bej i zonës së Skraparit, pronar i madh tokash, pyjesh e kullotash në Berat dhe Korçë;
3. Xhelal Koprëncka pasi mbaroi shkollën amerikane “Robert College” në Stamboll u diploma si ushtarak po në Stamboll;
4. Xhelal Koprëncka ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit të Luftës, Mehmet Pashë Dërrallës, duke mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Luftës, por edhe si organizator i strukturave të ushtrisë dhe xhandarmërisë së shtetit shqiptar të sapokrijuar;
5. Xhelal Koprëncka mbështeti princ Wied-in dhe Qeverinë e Turhan Pashë Përmetit, duke u vënë në dispozicion të tyre më 1914;
6. Xhelal Koprëncka u shpall hapur kundër Esad Pashë Toptanit dhe luftoi më armë kundër forcave të tij në Berat, më 1915;
7.Xhelal Koprëncka në historiografinë e komunizmit cilësohej reaksionar, kur ai në fakt ishte një nga themeluesit e shtetit shqiptar;
8. Xhelal Koprënckës iu fshi firma në deklaratën e pavarësisë dhe në të gjithë librat e historisë nuk është përmendur fare si një nga 42 firmëtarët
9. Nipi i Xhelal Koprënckës që mbante edhe emrin e tij, u pushkatua nga regjimi komunist si kundërshtar politik;
10.Xhelal Koprëncka i Riu vuajti në burgun e Spaçit dhe pushkatimi i tij erdhi pas frazës së famshme “ju po më dënoni në emër të armiqve të popullit, jo në emër të popullit”.
(Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar, 1912-2017”. Përgatiti për botim: TemA)
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Gënjeshtra “patriotike” e tre vëllezërve të Skënderbeut të helmuar nga Sulltani

Enveri e donte Musinenë, por u refuzua dhe ai u hakmor?!
Kanuni dhe gjakmarrja

Studio Venetiku dhe fotografja e parë korçare që vdiq në burgjet e diktaturës

JETË

Ti dhe bomba atomike

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë