LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Kennedy, SHBA fajësoi Kubën, CIA plan të vriste Kastron!?

Vrasja e Kennedy, SHBA fajësoi Kubën, CIA plan të vriste Kastron!?

Donald Trump ka autorizuar publikimin online të mbi 2800 dokumenteve të klasifikuar lidhur me vrasjen e presidentit amerikan, John Fitzgerald Kennedy, por ndërkaq nuk ka lejuar publikimin e disa materialeve të tjera për të paktën 6 muaj.

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë e cila shpjegon se Trump mori një vendim të tillë sepse nuk kishte zgjidhje tjetër për arsye të sigurisë kombëtare.

Ndërkaq, në një pjesë të dokumenteve të cilat po shqyrtohen nga ekspertët, kanë dalë në pah detaje të reja për një mister që zgjat prej 54 vitesh.

Tentativat për të eliminuar Fidel Kastron janë artikuluar në një prej mijëra dokumenteve të arkivuara nga arkivi kombëtar amerikan për vrasjen e Kenedyt dhe datojnë në 1975.

Bëhet fjalë për disa tentative të CIA-s për të vrarë presidentin kubanez Fidel Kastro.

Sipas dokumentit, i cili po shqyrtohet, ekziston mundësia që pas vrasjes së Kenedit, qëndronte Kuba.

“Komisioni ka përcaktuar se agjentë të CIA ishin përfshirë në planifikim në këtë vend bashkë me shtetas të tjerë për të eliminuar Kastron”, thuhet në dokument.

Ndërkaq në të tjera dokumente të lidhura me aktivitetet anti-Kastro nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsiderohej edhe mundësia për të helmuar prodhimet bujqësore në Kubë me “agjentë biologjikë” që më pas do të dukeshin si një fenomen natyral. Plani quhej “Operacioni Mangusta”.

Të tjera dokumente gjithashtu, gjithmonë në planin për të përmbysur regjimin e Fidel Kastros, rrëfejnë ide se si mund të lëshonin fletushka mbi ishull me emrat e funksionarëve komunistë që duhet të vriteshin.

Raportohet gjithashtu se CIA kontraktoi një mafioz për të vrarë Fidel Kastron. Një memorandum i 1975 i FBI, konfirmon se CIA kishte angazhuar një ndërmjetës për të gjetur një mafioz duke i ofruar edhe 150 mijë dollarë për të vrarë ish-udhëheqësin kubanez, ndoshta edhe duke e helmuar atë.

Më tej, në të tjera dokumente, thuhet se për drejtuesit sovjetikë, Lee Harvey Oswald ishte një maniak i sëmurë pa asnjë lidhje me Bashkimin Sovjetik. Të tjera detaje priten të bëhen të ditura nga shqyrtimi dhe publikimi i materialeve të tjera. /Dita/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori