LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, policia identifikon katër nga shtatë autorët e përfshirë

Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, policia identifikon katër nga shtatë autorët e përfshirë

Duket se policia greke ka rënë në gjurmët e autorëve të konfliktit që ndodhi mesnatën e së martës në kafenenë e rrugës Kastamonis në Nea Joni.

Mbrëmjen e së mërkurës, policia njoftoi se janë identifikuar katër nga shtatë personat e përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur për vdekje 39-vjeçari shqiptar.


Viktima kishte shkuar në kafene për të parë një ndeshje të Ligës së Kampionëve, por nuk ishte kthyer më në shtëpi.

39-vjeçari, i cili punonte si hidraulik dhe nuk ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai ka ndërruar jetë nga një plumb “qorr” . Një nga shtatë plumbat e kapi në klavikul dhe pak orë më vonë vdiq nga gjakderdhja në spital.

Sipas informacioneve, pas ngjarjes së përgjakshme qëndron famëkeqi “L Team” që kontrollon drogën në qendër të Athinës. Banda përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete të autorëve të përplasjes mes grupeve,ndërsa po kërkohen ende edhe dy automjete të tjera, një “Smart” dhe një “Mercedes” që dyshohet se janë të autorëve të ngjarjes së tronditi Greqinë një ditë më parë.

Ndërkohë në një video nga protothema.gr, shihet një xhip i argjendtë, i cili është një nga dy mjetet me të cilat janë arratisur shtatë shqiptarët pas të shtënave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori