Në Shkup të Maqedonisë është vrarë sot 22 vjeçari R.H (1997) nga Malisheva. Këtë e ka konfirmuar familjari i ngushtë i të ndjerit, Z.H.
Z.H (emër i njohur për redaksinë) në një bisedë telefonike ka treguar se tashmë i ndjeri kishte jetuar dhe punuar në Gjermani ndërkohë thotë se në Kosovë po qëndronte për pushime.
Siç ka rrëfyer Z.H, i ndjeri R.H kishte shkuar për një vizitë në Shkup bashkë me disa shokë të tij dhe se kishte qenë bashkë me ta në momentin kur disa persona të maskuar ishin futur për të grabitur në vendin ku po pinin kafe.
“Po e kam kushëri. Ka ardhë prej Gjermanisë, janë kanë me nja 3 shok të ri bashkë. Kanë dalë në Shkup, e ka janë kthy kanë hi me pi kafe kanë hi brenda në kazino. Kur kanë hi me plaçkitë, shihet në incizime që ky është mundur me dalë prej dere, e kanë kap me plumb edhe e kanë vra”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se ka qenë sot në Shkup dhe se autoritetet maqedonase ua kanë dhënë dokumentacionet për ta vërtetuar identitetin e viktimës.
Gazeta merr vesh se pjesa tjetër e familjes së ngushtë të viktimës ndodhen jashtë Kosovës, dhe se tashmë pas marrjes së lajmit ata janë nisur drejt vendlindjes. Sipas informatave të Gazetës Express, R.H kishte qenë djali i vetëm i familjes.
Për rastin ndërkohë kanë dhënë detaje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, përmes një komunikate të lëshuar për media.
Megjithatë në komunikatë janë ngatërruar inicialet e viktimës, në vend të R është shkruar V. Një gjë e tillë është konfirmuar jo zyrtarisht nga autoritetet maqedonase për Express.
“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme maqedonase.
Gazeat gjithashtu ka kontaktuar Valon Krasniqin nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, megjithatë ai ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert