LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 18-vjeçarit, avokati: Nëse ka pasur fshehje të provave, videoja është bazamenti i rastit

Vrasja e 18-vjeçarit, avokati: Nëse ka pasur fshehje të provave, videoja është bazamenti i rastit

Avokati Florin Vërtopi, ka deklaruar se nëse ka pasur fshehje të provave në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë, duhet të mos kemi dyshime më pasi videoja e publikuar është bazamenti i rastit.

Vërtopi teksa ka folur lidhur me mënyrën se si kryhen procedurat hetimore, ka deklaruar se ka raste kur provat nuk janë nxjerrë siç duhet në fazën e hetimeve dhe se ka raste kur oficerët e policisë japin deklarata të rrejshme.


Ai ka shtuar se nëse ka pasur fshehje të provave në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë, duhet të mos kemi dyshime më, pasi videoja e publikuar është bazamenti i rastit.

“Ka raste kur nuk janë nxjerrë provat siç duhet në fazën e hetimeve, edhe është dëmtuar komplet çështja penale, gjykimi i asaj çështjeje. Ka raste kur oficeri i policisë jep deklaratë të rrejshme në kundërshtim me ato prova, suspendohet më vonë as kallëzim penal kundër tij nuk është ngritur. Ka raste kur plagoset oficeri i policisë, ndërsa tjetri oficer që ka qenë me të në vendin e ngjarjes nuk e tregon ndodhin, por ajo vërtetohet përmes dëshmitarëve të tjerë. Në këtë rast [vrasja e 18-vjeçarit] nëse janë fshehur provat, të jeni shumë të sigurt se ajo video që është publikuar ajo është bazamenti”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Policia kishte raportuar se 18 vjeçari nga Podujeva ishte therur me thikë, IPK nis hetimet
Lexo po ashtu Policia kishte raportuar se 18 vjeçari nga Podujeva ishte therur me thikë, IPK nis hetimet

Avokati ka thënë se ka mundësi që kallëzimi penal mund të përfundojë si vrasje në tentativë, duke thënë se polici që ka hetuar rastin mund të mos ketë faj, dhe se është e rëndësishme të vërtetohen faktet përmes ekspertizave forenzike.

“Kallëzimi penal mund të përfundojë si vrasje në tentativë në bazë të provave që janë nxjerrë, prandaj polici i cili e ka hetuar nuk e ka kokrrën e fajit, prandaj nuk mundën me aludu në armë bllok më than që polici ka dështuar, sepse nuk ka ardhur deri te provat, varësisht se çfarë janë plasuar, varësisht se çfarë kanë deklaruar të miturit, varësisht që çfarë është gjetur në vendin e ngjarjes, pasi duhet të dalë Forenzika. Nëse ka pasur therje, nuk e bën këtë lëshim kurrë mjekësia ligjore e konstaton menjëherë”, ka deklaruar Vërtopi.

Sipas tij, nëse ka pasur një therje me thikë, departamenti i mjekësisë ligjore nuk e bën kurrë këtë lëshim pasi e zbulon menjëherë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori