LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 14-vjeçarit nga Prilepi, ndalohen dy persona

Vrasja e 14-vjeçarit nga Prilepi, ndalohen dy persona

Sot (01.03.2024) në orën 04:00 në fshatin Senokos, komuna e Dollnenit, policët nga DPB e Prilepit kanë ndaluar një të mitur dhe V.T.(21), të dy nga fshati Senokos, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Theret me thikë një 14-vjeçar në Prilep
Lexo po ashtu Theret me thikë një 14-vjeçar në Prilep

Përkatësisht, me datë 29.02.2024 në ora 19:37 në DPB Prilep është raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” në Prilep, një person është konstatuar me lëndime, më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një të mitur nga Prilepi.


Punonjësit policorë nga DPB Prilep së bashku me prokurorin publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të gjykatës është kontrolluar në shtëpinë e të miturit në fshatin Senokos, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar sendet me të cilat është kryer krimi./Telegrafi/