LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 14 vjeçarit në Prishtinë, arrestimi i tre serbëve që blenë emblema të UÇK-së dhe aksioni “Brezovica 3” – top lajmet e javës

Vrasja e 14 vjeçarit në Prishtinë, arrestimi i tre serbëve që blenë emblema të UÇK-së dhe aksioni “Brezovica 3” – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas vendi u trondit nga vrasja e një 14-vjeçari në Prishtinë nga një bashkëmoshatar. Rasti po hetohet, ndërsa i dyshuari është dorëzuar në Polici.

Po javën që lëmë pas Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë realizuar aksionin “Brezovica 3”, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur 12 lokacione të ndryshme në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan dhe janë arrestuar disa persona.


Ndërkaq, javën e kaluar Policia e Kosovës kishte arrestuar tre serb nga qyteti i Nishit të cilët ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së.

Pas rënies së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr kufizimin e lëvizjes dhe lejimin e punës së gastronomisë në orar të plotë, me shfrytëzimin e 50 % të kapaciteteve.

Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë

Therje me thikë ka ndodhur të martën në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, ku si pasojë një 14-vjeçar ka humbur jetën.

Prokuroria ka bërë të ditur për Telegrafin se në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

I dyshuari është dorëzuar në Polici.

I dyshuari për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë kishte shkuar në shkollë, pasi kreu veprën  
Lexo po ashtu I dyshuari për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë kishte shkuar në shkollë, pasi kreu veprën  

Për rastin koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është shprehur i shokuar për rastin e vrasjes e 14- vjeçarit.

KOMF theksoi se ky rast duhet të jetë një alarm për të gjithë, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjes sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e fëmijëve të ndërmerren në mënyrë emergjente.

Vrasjen e ka dënuar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”: Tetë të arrestuar, konfiskohen armë, fishekë dhe një veturë

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë realizuar aksionin “Brezovica 3”, me ç’rast kanë kontrolluar dhe bastisur 12 lokacione të ndryshme në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Fillimisht janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe katër pronarë të kompanive ndërtimore, ndërsa, gjatë ditës është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar.

“Tetë personat e arrestuar me inicialet A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së, ‘Dhënia e ryshfetit’, ‘Marrja e ryshfetit’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Telegrafi.

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”: Tetë të arrestuar, konfiskohen armë, fishekë dhe një veturë
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”: Tetë të arrestuar, konfiskohen armë, fishekë dhe një veturë

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme,  disa fletore me shënime, tri armë, një karikator me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, tre fishek të kalibrit 6.35mm, 20 fishekë të kalibrit 7.62mm, një kompjuter, një veturë X6, pesë telefona, në orë dore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Ndryshe, që nga dhjetori i vitit të kaluar, Policia e Kosovës se bashku me Prokurorinë Themelore të Ferizajt kanë nisur aksionin “Brezovica”, ku deri tani nën pranga janë vënë rreth 30 persona, përfshirë këtu ish kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, zyrtarë tjerë të kësaj komune, e po ashtu zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës,  nën pranga u vënë edhe pronar të kompanive të ndryshme ndërtimore.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se personat që janë arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit, transmeton Telegrafi.

Tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Prishtinë

Policia e Kosovës ditën e shtunë kishte arrestuar tre serb nga qyteti i Nishit të cilët ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini është folur rreth skenarit se si serbët tentuan të blejnë disa uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së por pasi kanë vërejtur pjesëtarët e policisë kanë blerë vetëm emblemat e UÇK-së.

Skenari ka qenë që kuponët fiskal të vendosen në gjepat e uniformave ushtarake që të mos kishte dyshime se ato janë inskenuar nga Beogradi.

“Serbët kanë pasur qëllim që kuponin fiskal ta fusin në njërin nga xhepat e uniformave dhe më pas kjo uniformë të lihej në vendin e ngjarjes dhe të shfaqej para opinionit se uniforma ishte blerë në Prishtinë, dhe të hiqej çfarëdo dyshimi që akti [i planifikuar më pas] ishte kryer nga serbët”.

Del video se si tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Prishtinë, “Debat Plus” jep detaje për planin e tyre
Lexo po ashtu Del video se si tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Prishtinë, “Debat Plus” jep detaje për planin e tyre

“Plani i Serbisë ishte që të fabrikohej ndonjë sulm i ashtuquajtur terrorist në kishat ortodokse serbe, apo ndaj ndonjë familjeje serbe”.

Institucionet e sigurisë thonë se Serbia e Rusia kishin interesa të inskenonin tensione gjatë zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë kishte kontakte me BIA-n serbe dhe me Rusinë.

Haxhiu në një konferencë për medie ka deklaruar se serbët që blenë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata e Rusisë, individë të strukturave të Agjencisë Serbe të Inteligjencës. Ka mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi Haxhiu sot gjatë një konference.

Kujtojmë të njëjtët ishin liruar nga prokuroria me arsyetimin se nuk kishte prova për t’u mbajtur më tej në paraburgim.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet në lidhje me arrestimin dhe lirimin e tre serbëve që kishin blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë.

Ai ka thënë se Rusia në kuadër të luftës hibride, Serbinë e ka një instrument të mirë që e përdorë vazhdimisht.

Sipas tij, për Kosovën tashmë janë të njohur teknikat e tillë serbo-ruse për inskenim të situatave sikurse kishte ndodhur me rastin “Panda” në Pejë apo me rastin në Lipjan.

Qeveria zbut masat anti-COVID, s’ka orë policore dhe gastronomia punon me orar të plotë

Pas rënies së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr kufizimin e lëvizjes dhe lejimin e punës së gastronomisë në orar të plotë, me shfrytëzimin e 50 % të kapaciteteve.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19”.

Me vendimin e Qeverisë është hequr kufizimi i lëvizjes (ora policore).

Me vendimin e ri lehtësim sektori i hotelierisë dhe gastronomisë do të punojë me orar të plotë .

“Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50 për qind të kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendim, raporton Telegrafi.

Vendimi për masat e reja ka hyrë në fuqi më 1 mars 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori