LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë kishte shkuar në shkollë, pasi kreu veprën  

I dyshuari për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë kishte shkuar në shkollë, pasi kreu veprën  

Mëngjesin e së martës 14 vjeçari Riad Hyseni u ther për vdekje rrugës për në shkollë, nga një 15-vjeçar tjetër.

Klani mëson se i dyshuari E.V. është banor i së njëjtës lagje, nxënës i shkollës së mesme. I njëjti, pasi e sulmoi të ndjerin u nis për në shkollën e tij, sikur të mos kishte ndodhur gjë.


“Transporti niset prej Hotel Grand, në ora 8 e 5, dhe ata në 8 e 30 duhet me qenë në shkollë e në 9 fillon mësimi. Edhe ai ka qenë dje në orar të duhur në shkollë, ka ardhë si çdo ditë deri në orën e fundit të mësimit”,  ka thënë drejtori i Shkollës së Mesme “Rezonanca”.

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit në Prishtinë
Lexo po ashtu Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit në Prishtinë

E.V. vijoi mësimin pa telashe duke mos ditur që 14-vjeçarit i shkaktoi plagë fatale.

Duke qenë se shkolla ku mësonte i dyshuari ua merr nxënësve telefonat mobilë që në hyrje, ai apo shokët tjerë nuk patën qasje në lajme. Tek pasi u kthye në shtëpi kuptoi për vdekjen, që ia rrëfeu prindërve. Në polici u dorëzua vetë, rreth orës 20, bashkë me thikën që dyshohet se u përdor në krim.

Vepra për të cilën dyshohet, zor të besohet nga stafi i shkollës që thonë fjalë të mira për sjelljen e tij.

“Mund të them lirisht që ka qenë ndër nxënësit më të mirë në shkollë, gjysmëvjetorin e ka mbyllë me gjitha 5, nuk e ka pas asnjë mungesë”, tregoi drejtori Sylejman Buqaj për Klanin.

Ende nuk ka një motiv zyrtar për atë që ngjau në Kodrën e Trimave. Edhe i mituri është mbrojtur në heshtje. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.