Gjykata e Apelit i ka shtuar katër vjet e gjysmë dënimit fillestar të vrasësit të Zejnepe Berishës, ish-bashkëshortit të saj, Nebih Berishës.
Me këtë vendim, Apeli e ka aprovuar ankesën e prokurorisë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar në këtë rast.
Gjykata e Apelit thotë se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 12.04.2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim.
“Për veprat për të cilat është shpallur fajtor ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’ nga neni 188 i të njëjtit kod, kjo gjykatë, personin në fjalë e ka dënuar me 17 vjet burgim. Ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit N. B., është refuzuar si e pa bazuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Vendimi vjen pas një varg protestash të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të cilat reaguan pasi Gjykata Themelore në Prizren i shqiptoi dënim “të butë” burrit të Zejnepe Berishës.
“Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, ka vërejtur se Gjykata e shkallës së parë në këtë çështje penalo- juridike, edhe pse drejtë i ka konstatuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat i ka gjetur tek i akuzuari, të njëjtat nuk i ka vlerësuar realisht dhe atë sidomos rrethanën lehtësuese “përgjegjësia esencialisht e zvogëluar”, të cilën e ka mbiçmuar”, thuhet në komunikatë.
Zejnepe Berisha vdiq më 23 tetor 2015 si pasojë e plagëve të marra nga burri i saj Nebihu, ndërsa gjykata e dënoi këtë të fundit me 12 vjet e gjashtë muaj burg.
“Nuk janë vlerësuar po ashtu realisht, as rrethanat rënduese siç është mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari në prezencën edhe të të miturës e privon nga jeta, tani të ndjerën Z. B., dhe atë duke e goditur 20 (njëzetë) herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale. Rrethanë tjetër e cila nuk është vlerësuar si duhet është edhe motivi i kryerjes së veprës penale dhe sjellja e mëparshme e të akuzuarit ndaj familjes, por edhe ndaj tani të ndjerës, pra para kryerjes së veprës penale. Nga e gjithë kjo rezulton se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e shkallës së parë prej 12 vjet e 6 muaj është shumë i butë, prandaj edhe vendosi t’i shqiptoj një dënim më të rëndë”, tha Gjykata e Apelit. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë