LAJMI I FUNDIT:

Vrasësit sauditë të gazetarit Jamal Khashoggi ishin trajnuar për një vit në Shtetet e Bashkuara

Vrasësit sauditë të gazetarit Jamal Khashoggi ishin trajnuar për një vit në Shtetet e Bashkuara

Katër sauditë që kishin marrë pjesë në vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi në vitin 2018 në Stamboll, i kishin kaluar një vit duke u trajnuar në SHBA – në kuadër të marrëveshjes së aprovuar për trajnime nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Siç raporton Reuters, duke u thirrur në raportin e New York Times, trajnimin e ka mbajtur grupi “Tier 1” në pronën private të kompanisë “Cerberus Capital Managment”, e është menduar të jetë për mbrojtjen e liderëve sauditë, transmeton Telegrafi.

Në një përgjigje të marrë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Nad Price, thuhet se sipas ligjeve kjo ministri nuk mund të komentoj licencimin e aktiviteteve mbrojtëse që janë kryer, dhe se bazuar në politikat amerikane karshi Arabisë Saudite, kërkohet sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut.


Khashoggi që kishte shkruar kolumne me tone kritike në Washington Post ndaj mbretit saudit Mohammad bin Salman, një ekip i agjentëve të lidhur me princin e kishin mbytur dhe trupin e tij e kishin copëtuar në konsullatën saudite në Stamboll gjatë tetorit të vitit 2018.

Raporti i shërbimeve të zbulimit amerikan të publikuar në shkurt, thotë se mbreti saudit kishte miratuar arrestimin apo vrasjen e gazetarit.

Siç raporton New York Times, drejtori i “Ceberus”, Louis Bremer, ka konfirmuar rolin e kompanisë së tij në trajnimin e katër anëtarëve që ishin të angazhuar për vrasjen e Khashoggi, duke theksuar që Departamenti amerikan i Shteti dhe agjencitë tjera shtetërore janë përgjegjëse për kontrollimin e forcave të huaja që trajnohen në tokën amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori