LAJMI I FUNDIT:

Vrasësit e Jamal Khashoggit po jetojnë në vila luksoze në Riad, thonë dëshmitarët

Vrasësit e Jamal Khashoggit po jetojnë në vila luksoze në Riad, thonë dëshmitarët

Të paktën tre anëtarë të një skuadre sulmi saudit të dënuar nga mbretëria për vrasjen e Jamal Khashoggi po jetojnë dhe punojnë “në një strehimore me shtatë yje” brenda një kompleksi sigurie të drejtuar nga qeveria në Riad, sipas një burimi të The Guardian, të lidhur me anëtarë të lartë të inteligjencës saudite.

Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, vrasësit besohet të jenë duke qëndruar në vila dhe ndërtesa të drejtuara nga agjencia e Sigurimit të Shtetit të Arabisë Saudite – larg mureve të burgjeve të saj famëkeqe.


Burimi ka folur me dy dëshmitarë që pretendojnë se i kanë parë burrat.

Ata thanë se anëtarët e familjes i vizitojnë shpesh burrat, të cilët janë në gjendje të përdorin një palestër dhe hapësirat e punës në vend.

Të gjithë u dënuan para një gjykate saudite, në një gjyq të dënuar gjerësisht si mashtrim. Disa morën dënime me vdekje, të cilat më vonë u ndryshuan në burgim të përjetshëm.

Këto raportime ngrenë dyshime të mëtejshme mbi pretendimet e Riadit për t’i mbajtur vrasësit përgjegjës dhe vijnë pasi këshilltari më i besueshëm i Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, Saud al-Qahtani është rishfaqur në oborrin mbretëror pas tre vjetësh i fshehur.

Qahtani u lirua nga çdo përfshirje, pavarësisht një vlerësimi të inteligjencës perëndimore se ai kishte organizuar vrasjen me urdhër të Princit Mohammed.

Burimi i The Guardian konfirmoi se Tubaigy, shkencëtari mjeko-ligjor që “copëtoi” Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll, ishte një nga ata që u panë brenda objektit, përcjell Telegrafi.

Zbulimet vijnë pasi misteri vazhdon të rrethojë identitetin e një burri të arrestuar nga policia franceze këtë muaj, i cili fillimisht u identifikua si anëtar i një ekipi dytësor të vrasësve të Khashoggi.

Khaled Aedh al-Otaibi u arrestua në aeroportin Charles de Gaulle më 7 dhjetor në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Turqia.

Policia më vonë tha se arrestimi kishte qenë një rast i identitetit të gabuar. Megjithatë, zyrtarët turq mendohet se besojnë se Franca mund të ketë kapur njeriun e duhur dhe e ka liruar atë për arsye politike.

Princi Mohammed dihet se është i shqetësuar për të parandaluar publikimin e detajeve të mëtejshme të atentatit – një skenar që do të kishte qenë i mundshëm nëse njëri prej vrasësve do të ekstradohej në Turqi dhe do të gjykohej në një gjykim të hapur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori