LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi pagoi vrasësin, ai pagoi vrasësin tjetër i cili pagoi vrasësin e katërt – derisa i pesti çoi në zbulimin e policisë

Vrasësi pagoi vrasësin, ai pagoi vrasësin tjetër i cili pagoi vrasësin e katërt – derisa i pesti çoi në zbulimin e policisë

Pesë vrasës me pagesë janë burgosur për vrasje të mbetur në tentativë, pasi secili të shmangte kryerjen e vetë kontratës, por në një mënyrë që edhe ata të mund të fitonin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, biznesmeni kinez Tan Youhui ishte në kërkim të një vrasësi me pagesë për të “nxjerrë jashtë loje” një konkurrent, Wei Mou, dhe ishte i gatshëm të paguante 2 milion juanë (218,000 funte) për atë që do ta kryente këtë punë.


Megjithatë, vrasësi me pagesë që punësoi Z. Youhui, vendosi që t’ia ofrojë punën një tjetër vrasësi, për gjysmën e çmimit origjinal.

Por “zinxhiri” nuk përfundoi këtu, pasi vrasësi i dytë më pas nënkontraktoi një tjetër, i cili më pas nënkontraktoi të katërtin, i cili i dha punë të pestit.

Sidoqoftë, vrasësi numër pesë ishte aq i zemëruar në vlerën e kontratës, sa ai i tha objektivit të falsifikojë vdekjen e tij, e cila përfundimisht çoi në zbulimin e policisë në lidhje me komplotin, raportoi Pekin News.

Kështu, biznesmeni dhe “atentatorët” u dënuan të gjithë për vrasje në tentativë nga një gjykatë në Nanning, Guangxi, pas një gjyqi që zgjati tre vjet.

Mosmarrëveshja ndodhi në vitin 2013, kur Wei vendosi të padisë zhvilluesin e pasurive të patundshme Youhui. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Fun
Kalo në kategori