LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi më pagesë që i qëndroi besnik Pablo Escobarit, zbulon detaje të operacioneve të fshehta për likuidimin e kundërshtarëve (Foto/Video)

Vrasësi më pagesë që i qëndroi besnik Pablo Escobarit, zbulon detaje të operacioneve të fshehta për likuidimin e kundërshtarëve (Foto/Video)

Jhon Jairo Velasquez Vasquez i njohur si “Popeye”, ka qenë një nga vrasësit më famëkeq të narko-bosit Pablo Escobar, kurse për të i ka kryer punët e ndyra duke filluar nga organizimi i atentatit ndaj presidentit kolumbian e deri të rrëzimi i një aeroplani.

Popeye ka pranuar se gjatë “karrierës” së tij ka vrarë 300 persona dhe ka urdhëruar likuidimin e mbi 3 mijë tjerëve, derisa punonte për Escobarin gjatë viteve të 80-ta, transmeton Telegrafi.


Megjithatë për krimet e bëra ai i ka kaluar 22 vite prapa grilave, kurse lirinë pas shumë kohësh e shijoi në vitin 2014. Ai shpesh flet për atë se çfarë ka përjetuar dhe kështu ka zbuluar edhe disa detaje siç ishte rrëzimi i një  aeroplani në vitin 1989.

Aeroplani i aviokompanisë “Avianka” po fluturonte nga Bogota në Cali, kur humbën jetën 107 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, dhe tre tjerë kishin pasur f atin e njëjtë në tokë.

Presidenti i atëhershëm kolumbian Cesar Gaviria është dashur të jetë në atë aeroplan, por shefi i sigurimit ishte i brengosur për sigurinë e tij dhe kështu kishin vendosur të mos hipin.

Gaviria konsiderohej si armiku numër një i Escobarit, pasi kishte lejuar që narko-bosët kolumbian të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara. Dhe për këtë arsye Popeye mendoi një plan se si ta “heq nga loja”.

Futi një bombë në çantë, kurse për ta futur në aeroplan ishte angazhuar një burrë tjetër që kishte menduar se detyra e tij do të jetë filmimi i agjentëve të njësitit anti-drogë të SHBA-ve e njohur si DEA.

Ata i kishin thënë se brenda çantës e ka një përgjues, që do të duhej të regjistronte bisedat e disa shtetasve amerikanë që ishin brenda aeroplanit. “Kur hapi çantën, e kuptoi se brenda ishte një pajisje shpërthyese”, ka deklaruar Popeye.

“Inxhinieri jonë Cuco Zabala kishte mësuar t’i prodhojë këto bomba nga një separatist bask. E kemi ditur se nëse shpërthen bomba në vendin e gabuar nuk do të ndikoj tek rezervuarët e derivateve, kështu që piloti pa problem do të mund ta shpëtonte fluturaken. Kështu që kemi ideuar efektin domino me derivatin që ishte në krahët e aeroplanit, bombën në çantë si dhe presionin e ajrit brenda kabinës. Një kombinim vdekjeprurës”, ka deklaruar ai.

Aeroplani është shkatërruar plotësisht, por Gaviria ka mbijetuar mrekullisht.

“Ndoshta e ka shpëtuar engjëlli mbrojtës”, ka shtuar Popeye.

Vrasësi me pagesë Popeye shumë herë ka thënë se pendohen për krimet e kryera, por deri në fund i ka qëndruar besnik Escobarit i cili u vra në vitin 1993.

“Po të lindte sërish, ju siguroj që unë sërish do të qëndroja pranë tij”, ka thënë për fund Popeye lidhur me rrugëtimin e tij me Escobarin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori