LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu do të mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qëndrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës.

Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore.


Sipas MeteoAlb, mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë. /Ora News/