LAJMI I FUNDIT:

Vranë gruan shtatzënë për t’i marrë fëmijën (Foto)

Vranë gruan shtatzënë për t’i marrë fëmijën (Foto)

Një çift në Dakotën e Veriut në SHBA akuzohen se kanë vrarë një grua shtatzënë për t’i marrë fëmijën.

22-vjeçarja Savanna LaFontaine-Greywind, 8-muajshe shtatzënë, u zhduk me 19 gusht dhe trupi i saj u gjet nga disa persona që po bënin Kayak në Lumin e Kuq të dielën, i mbështjellë me plastikë.


Lajmi raportohet nga “Minneapolis Star Tribune”, sipas të cilës32-vjeçari William Hoehn dhe 38-vjeçarja Brooke Crews ndodhen në paraburgim, pasi i kanë dhënë policisë versione të ndryshme lidhur me origjinën e një fëmije 2-ditësh për të cilin ata kujdeseshin.

Policia dyshon se fëmija është i viktimës, teksa autoritetet janë në pritje të një testi ADN-je.

Crews tha se e kishte ftuar LaFontaine-Greywind në apartamentin e saj dhe e kishte mësuar se si të nxiste lindjen, teksa dy ditë më vonë ajo tha se LaFontaine-Greywind kishte shkuar tek ajo dhe i kishte dhënë fëmijën.

Por të njëjtën gjë nuk e thotë i shoqi.

Hoehn tha se ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte gjetur Crewin teksa pastronte gjak në banjë. Ajo i kishte treguar edhe fëmijën, duke i thënë “ky është fëmija jonë, është familja jonë”. Ai pranoi se kishte vendosur peshqirët me gjak dhe këpucët e saj në një depo në anën tjetër të qytetit.

Rezultatet e autopsisë treguan se e reja kishte ndërruar jetë si pasojë e “dhunës vrasëse”, por nuk dha detaje se si kishte lindur fëmija.

Ndërkohë, Ashton Matheny bashkëshorti i LaFontaine-Greywind dhe babai i fëmijës u ankua se nuk ishte lejuar të shikonte fëmijën në pritje të rezultateve të ADN-së, transmeton tvklan.

“Ju garantoj se nëse e shikoj unë mund t’ju tregoj se fëmija i kujt është”, tha ai, duke shtuar se “bota ime ka ikur. Ata më morën botën time”./tvklan.al