LAJMI I FUNDIT:

Vranë dy drerë në Rugovë të Pejës, ndalohen për 48 orë dy persona

Vranë dy drerë në Rugovë të Pejës, ndalohen për 48 orë dy persona

Dy persona janë arrestuar në Pejë, për shkak se të njëjtit kishin kryer gjueti të paligjshme në bjeshkët e Rugovës.

Rasti kishte ndodhur të dielën ku dy të dyshuarit vranë dy drerë në Rugovë.


Të nijetit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për veprat penale gjuetia e kundërligjshme”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/