LAJMI I FUNDIT:

Vozitja e BMW M2 të zhurmshëm, gjatë orëve të mëngjesit nëpër qytetin e qetë (Video)

Vozitja e BMW M2 të zhurmshëm, gjatë orëve të mëngjesit nëpër qytetin e qetë (Video)

Qetësia e mëngjesit është prishur në disa lagje të qeta të Londrës, nga BMW M2 e cila është lansuar gjatë këtij viti.

Vetura me 3.0-litra që lëshon zhurmë të konsiderueshme, ka bërë që të ushtojnë rrugët e boshatisura, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është një veprim jo shumë i pëlqyer, sepse pengon banorët dhe mund të shkaktojë shqetësime të ndryshme, ka të tillë që po e pëlqejnë.

Dashamirët e super-veturave, shpejtësisë dhe kryesisht zhurmës së tyre, e kanë shpërndarë shpesh këtë video, sepse po u pëlqejnë tingujt që po lëshon në qetësi.

Sidoqoftë, nuk ka ndonjë ligj që e ndalon këtë formë të vozitjes gjatë qetësisë së mëngjesit, megjithëse nuk rekomandohet të veprohet njëjtë. /Telegrafi/