LAJMI I FUNDIT:

Voziti 304 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet me 300 euro, ndalim vozitje dhe heqje të pikëve

Voziti 304 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet me 300 euro, ndalim vozitje dhe heqje të pikëve

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi që i njëjti me veturën e tij kishte zhvilluar shpejtësi 304 km/h në Autostradën “Ibrahim Rugova”, duke thyer kështu rregullat e komunikacionit.

“Shoferi i automjetit ka lëvizë me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr. Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h, dhe i njëjti është dënuar me 300 € gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe 3 pikë negative”, ka njoftuar policia.

Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontrollë të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.


“Me këtë veprim rrezikohet jeta e juaj dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj me identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë!”, ka bërë apel Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori