LAJMI I FUNDIT:

500 euro gjobë dhe konfiskim të përkohshëm të veturave, për çka u gjobitën vozitësit në Gjilan

500 euro gjobë dhe konfiskim të përkohshëm të veturave, për çka u gjobitën vozitësit në Gjilan
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka dënuar tre persona pasi drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Kosovës.


Sipas këtij njoftimi, të tretë janë dënuar me nga 500 euro gjobë, pesë pike negative dhe vazhdim të masës së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike dhe konfiskim i automjetit.

“Njësitet e Trafikut në Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur në tri raste të veçanta automjete me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shtetas të Kosovës drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit.

Të njëjtëve sipas nenit 246 dhe 247 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe vazhdim i masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë (6) muaj si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të pa regjistruar nga 200 euro”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori