LAJMI I FUNDIT:

Votohet Rezoluta për unifikimin e pikave doganore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Votohet Rezoluta për unifikimin e pikave doganore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Kuvendi i Kosovë me 67 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim ka votuar Rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri si propozues i debatit parlamentar dhe i mbështetur nga gjashtë deputetë tjerë për unifikimin e doganave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e mbajtur një ditë më parë lidhur me këtë çështje, tha se unifikimi doganor nuk u arrit asnjë herë qëllimin dhe të dyja vendet janë të vonuara për rezultatet do të sillte ky unifikim, shkruan Telegrafi.


Kosova dhe Shqipëria të vonuara në unifikimin doganor
Lexo po ashtu Kosova dhe Shqipëria të vonuara në unifikimin doganor

“Qeveria e Kosova duhet të na tregoj se ku ka mbërri diskutimi ndërmjet dy shteteve. Qeveria duhet të raportoj se çka është bërë më shumë në lidhje me aspektin ligjor të këtyre marrëveshjeve dhe ku ka mbërri zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy shtetet respektive”, ka thënë Ymeri duke shtuar se Qeveria po ashtu duhet të tregojë se deri në cilën kohë ka planifikuar që marrëveshjet e nënshkruara të bëjnë një bazë të plotë rregullimi për unifikimin doganor me Shqipërinë. /Telegrafi/