Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri si propozues debatit parlamentar dhe i mbështetur nga gjashtë deputetë tjerë për unifikimin e doganave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e sotme, tha se unifikimi nuk u arrit asnjë herë dhe të dyja vendet janë të vonuara për rezultatet do të sillte unifikimi doganor.
“Qeveria e Kosova duhet të na tregoj se ku ka mbërri ndërmjet dy shteteve. Qeveria duhet të raportoj se çka është bërë më shumë në lidhje me aspektin ligjor të këtyre marrëveshjeve dhe ku ka mbërri zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy shtetet respektive”, ka thënë Ymeri duke shtuar se Qeveria po ashtu duhet të tregojë se deri në cilën kohë ka planifikuar që marrëveshjet e nënshkruara të bëjnë një bazë të plotë rregullimi për unifikimin doganor me Shqipërinë.
Deputeti Lutfi Zharku, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së tha se ashtu siç ceket edhe në kërkesën për debat, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar disa marrëveshje me Qeverinë e Shqipërisë me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis vendeve tona në fusha të ndryshme.
“Këto marrëveshje bashkëpunimi ndër të tjera parashohin masat që duhet të ndërmerren nga të dyja palët për zvogëlimin dhe lehtësimin e procedurave administrative, të cilat nga ana e biznesit konsiderohen pengesa serioze në rritjen e bashkëpunimit. Ndër të tjera këto marrëveshje përfshijnë bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke në çështjet doganore në lidhje me harmonizimin e legjislacionit dhe standardeve, krijimin e mekanizmave të informimit dhe lajmërimit reciprok, shkëmbimin e informacionit, harmonizimin dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore, zhvillimin e sistemit të deklarimit në doganë, si dhe projektin e përbashkët për ndërtimin e një godine të vetme që do t’i shërbente të dyja administrative doganore. Fatkeqësisht deri sot pak është bërë në këtë aspekt”, tha Zharku.
Sipas tij e nëse analizohen shifrat mbi marrëdhëniet tregtare midis Kosovës dhe të Shqipërisë pa dyshim se nxirret konkluzioni mbi rritjen pothuajse të përvitshme të tyre e nxitur nga infrastruktura e rregulluar rrugore në të dyja vendet.
Deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, tha se ky grup mbështet çdo veprim që është bërë për eliminimin e barrierave që promovojnë zhvillimin e biznesit, si dhe çdo hap që ndikon në bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Por, ne nuk mund të pajtohemi asnjëherë në hapat që bëhen shpeshherë kur bëhen këto marrëveshje, sa për të bërë marketing me to, për hapat e politizuar sa për të thënë se po bëhet diçka e në fakt gjithçka mbetet në vend dhe e pa realizuar për shkak të mos konkretizimit të gjërave apo për shkak të mos veprimit për t’i bërë realitet ato”, theksoi Hadërgjonaj.
Sipas saj në mes të Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë lidhur disa marrëveshje në fusha të ndryshme, në takimet e përbashkëta në mes dy qeverive, por nuk dihet cili është niveli i realizmit të marrëveshjeve të tilla.
Hadërgjonaj tha se nuk ka ndonjë raport konkret zyrtar nga Qeveria.
Ndërsa, Arbër Rexhaj, në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së tha se unifikimi doganor është i mangët.
“Unifikimi doganor është i mangët dhe nuk ka krijuar premisat për bashkim. Qeveritë e ty anëve takimet e mëparshme i kanë pasur më shumë si një reklamim se sa zbatim të atyre marrëveshjeve. Marrëveshjet nuk kanë pasqyruar realitetin e zbatimit të tyre”, tha Rexhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe