LAJMI I FUNDIT:

Votohet Ligji për gjuhët në Maqedoni

Votohet Ligji për gjuhët në Maqedoni

Pas tensioneve në Kuvend mes kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pas pauzës, është votuar Ligji për Gjuhët në Maqedoni.

Me 64 vota PËR dhe me mos prezencë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së është kaluar ligji për së treti her në filtrin e Kuvendit dhe i njejti tani e ka rrugën e hapur për zbatim.


Herën e dytë ligjin e pengoi, presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së të udhëhequr nga ish kryetari i tyre, Gruevski e quajnë si jo-kushtetues dhe si tradhëti për shtetin e Maqedonisë.

Me votimin e ligjit, u anashkaluan 35.000 amandamente e OBRM-PDUKM-së, që do të bllokonin punën e Kuvendit në Maqedoni deri në fillim të shtatorit. /Telegrafi/

Incident mes Nikolla Gruevskit dhe Talat Xhaferit në Kuvend (Foto/Video)
Lexo po ashtu Incident mes Nikolla Gruevskit dhe Talat Xhaferit në Kuvend (Foto/Video)