LAJMI I FUNDIT:

Votohet edhe Projektligji për shërbim në FSK, deputetët i thonë po transformimit të FSK-së

Votohet edhe Projektligji për shërbim në FSK, deputetët i thonë po transformimit të FSK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 96 vota për votuan edhe Projektligjin e tretë që ka të bëjë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, atë për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetët sot gjatë seancës së Kuvendit votuan tri Projektligjet që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së, atë të Ministrisë së Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në FSK.

Të tri Projektligjet janë votuar nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës serbe, e cila në shenjë revolte lëshoi seancën. /Telegrafi/