LAJMI I FUNDIT:

Votimi i 4 ministrave, PDIU “braktis” Ramën, mungon në Kuvend?

Votimi i 4 ministrave, PDIU “braktis” Ramën, mungon në Kuvend?

Kur marrëdhënia me LSI është e tensionuar dhe nuk dihet qëndrimi që do mbajë kundrejt Xhafajt, aleati tjetër i Ramës, PDIU vendos të mos jetë e pranishme sot në Kuvend momentin e votimit të 4 ministrave të dekretuar nga presidenti Nishani.

Në seancën e sotme plenare pritet të votohen 4 ministrat e dekretuar nga presidenti Nishani, por sipas medieve deputetët e PDIU-së nuk do jenë të pranishëm gjatë këtij votimi.


Shkak për këtë vendim është bërë mosplotësimit të marrëveshjeve mes PS-së dhe PDIU-së.

Te kontaktuar nga “Panorama”, zyrtarë të PDIU-së thonë se në orën 13:00, kur përafërsisht mund të zhvillohet votimi i dekreteve të Presidentit, 5 deputetët e kësaj partie do të jenë në një aktivitet të Shoqatës “Çamëria”, por në të njëjtën kohë shprehen se do të jenë në Kuvend.

Edhe pse LSI është shprehur se shprehur se emrat e ministrave te rinj janë kompetence e kryeministrit dhe se ajo do te beje vetëm formalitetin me votimin pro ne Kuvend, pas përplasjeve të fundit ekziston frika se LSI-së të mos votojë pra, sidomos për figurën e debatuar të Fatmir Xhafajt, me të cilin Meta ka patur edhe përplasje direkte.

Nëse ndodh ky skenar atëherë Ramës i duhen votat e PDIU-së për të patur minimalisht 71 vota në Parlament për votimin e ministrave të rinj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori