Kosova nuk ka komoditet të funksionojë pa institucione dhe mungesa e tyre është duke e goditur vendin në forma të ndryshme, kanë thënë për Radio Kosovën afaristët dhe përfaqësues të bizneseve. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu thotë se është koha e fundit për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Vonesa e krijimit të institucioneve të reja, po i shqetëson edhe afaristët. Kjo vonesë sipas kryetarit të Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu, po e dëmton Kosovën në forma të ndryshme.
“Nuk kemi konstituim të bordeve që janë substanciale për zhvillim ekonomik, e kemi një situatë mjaft alarmante sa i përket Partneritetit me institucione europiane dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti që edhe më tej nuk dihet një datë konkrete e asaj se kur do të kemi institucione, e vënë në dyshim edhe më tepër rishikimin e buxhetit të vitit 2017”, thotë Gërxhaliu.
Çështje shqetësuese sipas tij, për afaristët është mos-kryerja e pagesave ndaj tyre për punët e kontraktuara me institucionet publike.
“Dhe nëse nuk do të kemi rishikim të këtij buxheti, atëherë si do të kryhen pagesat për sektorin privat, sektor privat që është implementues dhe zbatues i projekteve të financuar nga qeveria që janë të natyrës publike”, theksoi Gërxhaliu.
Por afaristët frikohen të flasin hapur për borxhet që i kanë ndaj tyre institucionet qeveritare. “800 mijë euro m’i ka Ministria e Infrastrukturës… jo jo nuk dua të flas”, shprehet një afarist në anonimitet.
Kurse afaristi tjetër, Fadil Berjani apelon që institucionet të formohen sa më shpejt. “Vonesa e institucioneve ndikon shumë në biznese prandaj ne apelojmë që sa më parë të formohen institucionet sepse të gjithë ne po i bartim pasojat për mosfunksionimin e shtetit ashtu si duhet të funksionojë”, tha Berjani, raporton Radio Kosova.
Afaristët dhe përfaqësuesit e tyre thonë se mbi shtetin nuk mund të jenë interesat e caktuara të individëve e partive politike. Prandaj thonë ata është koha e fundit që në Kosovë të bëhet me tepër për shtet sesa të flitet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security
Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë, Llugaliu tregon se a ka kontrabandë nga Serbia
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë