LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen: Evropës i duhet një ‘Plan i ri Marshall’ për të luftuar pandeminë e COVID-19

Von der Leyen: Evropës i duhet një ‘Plan i ri Marshall’ për të luftuar pandeminë e COVID-19

Buxheti i ri afatgjatë i Bashkimit Evropian do të duhet të jetë një përgjigje “e fortë” ndaj krizës së Coronavirusit.

Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell Telegrafi.


“Shpesh kam thënë në të kaluarën se Evropës i duhet një Plan i ri Marshall. Ne do të kemi nevojë për investime masive publike dhe private për të ringjallur ekonominë, për ta rindërtuar atë dhe për të krijuar vende të reja pune. Çelësi për këtë është një buxhet i ri i fortë i BE-së. Buxheti ka përparësinë që gëzon besimin e të gjitha vendeve anëtare”, tha von der Leyen, duke iu referuar paketës stimuluese shumë miliardë dollarëshe amerikane për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se Evropa po përballet me një krizë të madhe “të pashembullt”.

Ai tha se drejtuesit e bllokut do të duhet të përqendrohen në “nevojën për të zhvilluar një strategji masive të investimeve” për të rindërtuar sa të kalojë kriza e Coronavirusi. /Telegrafi/