Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka kërcënuar të ndalojë eksportet e vaksinës së AstraZeneca në rast se blloku nuk merr si fillim dërgesat e premtuara.
“Ne kemi mundësinë e ndalimit të një eksporti të planifikuar. Ky është mesazhi për AstraZeneca-n: Së pari përmbusheni kontratën tuaj me Evropën para se të filloni me dërgesat në vendet e tjera”, u shpreh ajo.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, presidentja e Komisionit Evropian, tha se AstraZeneca kishte shpërndarë vetëm 30 për qind të 90 milionë dozave që kishte premtuar për tremujorin e parë të vitit.
BE-ja po lufton të përshpejtojë programin e saj të vaksinimit, derisa vala e tretë e rasteve u drejtua në shumë pjesë të kontinentit.
Leyen potencoi se në kontratën e BE-së me kompaninë AstraZeneca thuhet se vaksinat e destinuara për bllokun do të prodhohen në fabrikat e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, “por ne nuk kemi marrë asgjë nga britanikë”, thotë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251