LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Nuk mjafton vetëm të diskutohet për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës duan një datë

Von Cramon: Nuk mjafton vetëm të diskutohet për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës duan një datë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar duke thënë se nuk mjafton vetëm fakti që është biseduar për liberalizimin e vizave për kosovarët në Këshillim e Bashkimit Evropian, pasi qytetarët  Kosovës duan një datë se kur do të ndodhë liberalizimi.

Këto komente i bëri ajo në Twitter, pas raportimeve se në Draftin e Konkluzave që është përgatitur e që është në proces të miratimit, vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.


Në reagimin e saj Viola von Cramon ka thënë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë, e kjo varet nga Këshilli Europian.

“I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Evropian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë një datë të qartë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkruan Cramon në Twitter, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë konkluzat për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Drafti i Konkluzave tashmë është përgatitur dhe teksti i tyre është në proces të miratimit nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.wNë këtë draft, tekstin e të cilit e ka parë Radio Evropa e Lirë, Kosova ftohet që të përmirësojë urgjentisht përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformave të administratës publike.

KE kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, nuk ka asgjë të re për liberalizim vizash
Lexo po ashtu KE kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, nuk ka asgjë të re për liberalizim vizash

Nga Kosova kërkohet edhe vazhdim i përkushtimit ndaj Dhomave të Specializuara, në përputhje të plotë me obligimet ndërkombëtare të saj, ligjet vendore dhe si një rrugë për të dëshmuar përpjekje të sinqerta për sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësi dhe pajtim.

Këshilli i BE-së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Nga të gjitha shtetet e Ballkanit kërkohet që të përshtatin qëndrimet e tyre me BE-në në çështjet e politikës së jashtme sidomos për masat restriktive që BE-ja miraton për shtetet e treta.

Teksti i këtyre konkluzave, që kanë edhe pjesën e përgjithshme për rajonin por edhe ato të veçanta për secilin vend, është një lloj i përmbledhjes së të gjeturave të Komisionit Evropian, të cilat janë botuar në paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit të miratuara kohë më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori