LAJMI I FUNDIT:

Volvo XC90 i blinduar me nivelin më të lart të sigurisë (Foto)

Volvo XC90 i blinduar me nivelin më të lart të sigurisë (Foto)

Reputacionin për makina të sigurta, Volvo e ka ngritur në nivelin më të lartë

Njihet për makina me siguri shumë të lartë, mirëpo kompania suedeze ka menduar edhe për ata që kanë nevojë më shumë se vetëm mbrojtje në rast të përplasjeve, transmeton Telegrafi.


Modeli XC90 Armoured i blinduar, e ka nivelin më të lart të sigurisë, pasi i është shtuar një shtresë metalike prej dhjetë milimetrash, si dhe xhama të trashë deri në 50 milimetra, që nuk mund të shpohen nga plumbi.

Tërë vetura është blinduar në atë formë, që të përballojë armëve të zjarrit dhe eksplodimeve në 360 shkallë. Kjo mbështjellje ia ka shtuar 1,300 kilogramë, peshë së përgjithshme të makinës së bazuar në modelin XC90, që peshon 3,500 kilogramë.

Në mënyrë që të përshtatet me shtimin e peshës, është dashur t’i përforcohet sistemi i pezullimit dhe frenave. Të interesuarve për rritjen e sigurisë së makinave, Volvo ka mundësuar edhe blindimin e lehtë të modelin XC90 dhe XC60.

Këto makina nga Volvo, do të në për pesë persona, që merren me shërbime diplomatike, apo individualë që duan më shumë siguri. /Telegrafi/