LAJMI I FUNDIT:

Volvo vë në garë kamionin me 2,400 kuajfuqi dhe super-makinën Polestar (Video)

Volvo vë në garë kamionin me 2,400 kuajfuqi dhe super-makinën Polestar (Video)

Prodhuesi zviceran ka vënë në pistën e garave dy modele të saj të fuqishme, por që dallojnë shumë nga njëra-tjetra.

Kamioni i ashtuquajtur ‘Kalorësi i Hekurt’, ka garuar përkrah Polestar S60, e cila ishte fituese e një gare veturash në Shangai të Kinës, transmeton Telegrafi.


Makina për transportimin e mallrave, që ka 2,400 kuajfuqi ka matur forcat me këtë model i cili ka vetëm 400 kuajfuqi, por që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e në orë, e arrin për katër sekonda.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni sfidën mes modeleve të ndryshme për nga fuqitë dhe konstrukti, që ka dhënë rezultate të pritshme. /Telegrafi/