LAJMI I FUNDIT:

Volskwagen përfundon shitjen e fabrikës në Rusi

Volskwagen përfundon shitjen e fabrikës në Rusi

Volskwagen ka përfunduar shitjen fabrikës së saj në Kaluga e me të edhe nëndegët e saja lokale, tha gjatë ditës prodhuesi gjerman i veturave, duke përfunduar kështu problemet që i kishte me autoritetet ruse mbi marrëveshjen.

Gjiganti gjerman gjithashtu ka shitur edhe aksionet e saja të Volkswagen Group Rus LLC tek Art-Finance LLC, marrëveshje kjo e cila u mbështet nga grupi automobilistik Avilon, tha VW nëpërmjet një deklarate.


Transaksioni përfshin objektet e prodhimit në Kaluga, strukturën e importuesit që përbëhet nga biznesi i shpërndarjes dhe pas shitjes, si dhe aktivitetet e magazinimit dhe shërbimeve financiare me të gjithë punonjësit e saj, shtohet deklarata, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Volkswagen Group nuk dha asnjë detaj në lidhje me çmimin e shitjes. Sipas një burimi në dijeni me çështjen, kjo marrëveshje ka një vlerë prej 125 milionë eurove (138 milionë dollarë).

Puna në fabrikën në Keluga, është pezulluar që nga marsi i vitit 2022 për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, gjë që shtyu shtetet perëndimore që të vendosin sanksione ndaj Moskës zyrtare duke çuar në probleme të zinxhirit të furnizimit.

Fabrika në fjalë ka një kapacitet prodhimi prej 225 mijë veturave në vit dhe ka të punësuar mbi 4 mijë punëtorë. /Telegrafi/