LAJMI I FUNDIT:

Volkswageni, dora e djathtë e diktaturës ushtarake në Brazil?

Volkswageni, dora e djathtë e diktaturës ushtarake në Brazil?

Skandalet e Volkswagenit nuk po marrin fund, Gjatë diktaturës ushtarake në Brazil, VW ka marrë me sa duket pjesë aktive në persekutimin e kundërshtarëve të regjimit. Akuza nuk është e re, por vjen përsëri në qendër të vëmendjes pas hulumtimeve të mediave gjermane NDR, SWR dhe “Süddeutsche Zeitung” (SZ). Sipas tyre, koncerni më i madh automobilistik gjerman Volkswagen, ka qenë i përfshirë në shtypjen e kundërshtarëve të diktaturës ushtarake braziliane (1964-1985).

Një nga nënsektorët përgjegjës për sigurinë në territorin e uzinave të Volkswagenit në Sao Bernardo do Campo u shndërrua në një shërbim sekret që spiunonte personelin, shkruan gazeta SZ. Pas denoncimeve punonjës të Volkswagenit janë arrestuar nga policia politike në sallat e fabrikave të ndërmarrjes.


Sipas mediave, koncerni Volkswagen nuk dëshiron për momentin që të shprehet lidhur me akuzat. Koncerni ka porositur një ekspertizë në lidhje me rolin e tij gjatë diktaturës ushtarake në Brazil dhe ka ngarkuar me përpilimin e saj historianin Christopher Kopper. Rezultatet e ekspertizës duhet të jenë në dispozicion deri në fund të vitit. Historiani Kopper tha për mediat SZ, NDR dhe SWR se mes ekipit të sigurisë të “VW do Brasil” dhe policisë ka pasur bashkëpunim të rregullt dhe se koncerni Volkswagen ka “lejuar që të bëhen arrestime.”

Ish-punonjës të Volkswagenit në Brazil e kanë akuzuar koncernin që në vitin 2015 se gjatë diktaturës ushtarake (1964 deri 1985) ka lejuar persekutimin dhe torturimin e kundërshtarëve të regjimit. Ndër të tjera, Volkswageni kishte pranuar që shumë punëtorë të një fabrike të tij të arrestoheshin dhe torturoheshin. Punonjësit e administratës së Volkswagen-it kishin përpiluar edhe “lista të zeza” të kundërshtarëve politikë.

Sipas prokurorisë braziliane, sektori përgjegjës për sigurinë e uzinave “ka vepruar sikur të ishte krah i zgjatur i policisë politike brenda koncernit.”

Sipas mediave në dijeni për qëndrimin e Volkswagenit ka pasur edhe qeveria gjermane. Në vitin 1976 një deputet gjerman kishte kërkuar nga Ministria e Jashtme sqarime në lidhje me arrestimet masive në territorin e uzinave të koncernit Volkswagen në Brazil. Po ashtu edhe ish-kancelari Helmut Schmidt është informuar për arrestimet dhe gjendjen në uzinat e koncernit Volkswagen në Brazil prej drejtuesit të sindikatave dhe më pas presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Koncerni Volkswagen ka qenë aktiv në Brazil që në fillim të viteve pesëdhjetë. Gjatë dhjetë vjetëve të para të diktaturës ushtarake, vëllimi i prodhimit u rrit me shifra të jashtëzakonme. Sidomos autovetura Volkswagen Fusca, ishte mjaft e preferuar prej brazilianëve. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Botë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori