Versioni i fundit i Golf të cilin Volkswagen e ka quajtur Mk7.5, vjen me teknologji të komandimit me anë të gjesteve të sistemit të kontrollit brenda veturës.
Ky është model i ndërmjetëm deri në modelin e ri të Golf Mk8 i cili do të vijë vitin e ardhshëm.
Motorit të tanishëm 1.0-litër me benzinë, 1.6-litër dhe 2.0-litër me naftë do tu shtohet edhe motori 1.5-litër TFSI Evo i cili do të prodhoj 110 kW/150 PS dhe shpenzime mesatare prej 4.9 l/100 km.
Ky motor vjen me teknologjinë Active Cylinder Management (ACT) ku në varësi të ngarkesës motori mund të punoj me vetëm 2 cilindra nga 4 sa i ka gjithsejtë. Më vonë do të shtohet edhe versioni BlueMotion i cili do të prodhoj 96 kW/130 PS me shpenzime mesatare prej 4.6 l/100 km.
Versioni Golf GTI vjen me motor me fuqi 169 kW/230 PS dhe 180 kW/245 PS (GTI Performance) të cilat fuqinë tek rrotat e transmetojnë me anë të transmisionit DSG me 7 shpejtësi i cili gradualisht do të zëvendësoj transmisionin aktual DSG me 6 shpejtësi.
Tabela e instrumenteve është tërësisht digjitale ku navigimi mund të shihet në format 2 apo 3 dimensional. Sistemi i argëtimit dhe kontrollit është zëvendësuar me ekran 6.5 deri në 9.2 inç madhësi. Ky ekran mund të kontrollohet me prekje apo edhe me anë të gjesteve, pra duke lëvizur dorën pa e prekur fare ekranin, transmeton mapo.
Dritat LED janë risi në këtë model, po ashtu janë shtuar edhe Lane Assist plus ACC, Emergency Assist, Trailer Assist (sistem asistimi për rimorkio), Park Assist 3.0 (parkim dhe manovrim gjysmë automatik).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Rreth 11 miliardë dollarë: Honda vjen me investimin më të madh të automjeteve në Kanada
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Tesla shiti startupin gjerman që prodhon produkte me karikim me valë, por mban inxhinierët
Porsche prezantoi Macan-in elektrik, i disponueshëm në dy versione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë