LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen do t’ia dorëzojë 40 vetura elektrike Vatikanit

Volkswagen do t’ia dorëzojë 40 vetura elektrike Vatikanit

Volkswagen njoftoi se do t’ia dorëzojë Vatikanit 40 vetura elektrike të familjes ID.

Është një projekt i Vatikanit i quajtur “Konvertimi Ekologjik 2030”, i cili synon të reduktojë karbonin tek flota e automjeteve.


Vatikani planifikon të zëvendësojë secilën prej automjeteve të saj me automjete neutrale ndaj CO2 deri në vitin 2030.

“Ne jemi të kënaqur që mbështesim Vatikanin në këtë projekt të rëndësishëm. Kjo është diçka e veçantë për ne dhe tregon se ne jemi absolutisht konkurrues me zgjidhjet tona të lëvizshmërisë”, tha Dr. Christian Dahlheim, Shef i Shërbimeve Financiare të Volkswagen.

Për të festuar marrëveshjen, Dahlheim u nis për në Vatikan me shefen e shitjeve dhe marketingut të Volkswagen, Imelda Labbe, dhe pas arritjes ata dorëzuan dy shembuj të modelit ID.3 Pro Performance për të takuar Papa Françeskun.

Modelet ID.4 dhe ID.5 do të jenë pjesë e flotës së Vatikanit dhe dërgesat e 38 veturave të mbetura do të fillojnë në fillim të vitit 2024. /Telegrafi/