LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen: Kostot e larta dhe produktiviteti i ulët po i bëjnë makinat tona jo konkurruese

Volkswagen: Kostot e larta dhe produktiviteti i ulët po i bëjnë makinat tona jo konkurruese

Programi i kursimeve prej 10 miliardë euro i Volkswagen do të përfshijë reduktime të stafit, i thanë stafit menaxherët e brendit, derisa shefi i markës Thomas Schaefer paralajmëroi se kostot e larta dhe produktiviteti i ulët po i bënë makinat e tij jo konkurruese.

Prodhuesi gjerman i makinave është në mes të negociatave me këshillin e tij të punës mbi një skemë të uljes së kostove në markën e tij VW, hapi i parë në një përpjekje në mbarë grupin për të rritur efikasitetin tek kalimi në veturat elektrike, transmeton Telegrafi.


“Me shumë nga strukturat, proceset dhe kostot tona para-ekzistuese, ne nuk jemi më konkurrues si marka Volkswagen”, tha Schaefer në një takim të stafit në selinë e prodhuesit të makinave në Wolfsburg.

Kompania kishte thënë më parë se planifikonte të përfitonte nga “kurba demografike” për të reduktuar fuqinë e saj punëtore, ndonëse ishte zotuar se nuk do të kryente shkarkime deri në vitin 2029. /Telegrafi/