LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen largon nga prodhimi njërin nga modelet më të pëlqyeshme në treg (Foto)

Volkswagen largon nga prodhimi njërin nga modelet më të pëlqyeshme në treg (Foto)

Kompania gjermane ka bërë të ditur përmes një raporti, se do të largojë përfundimisht nga prodhimi modelin Scirocco.

Makinat që janë prodhuar të fundit më 2008, janë pasardhësi i fundit të kësaj linje, që mund të gjenden me vështirësi nëpër sallone të ndryshme për shitje, transmeton Telegrafi.


Me njoftimin se më nuk do të ketë Scirocco, pritet që makinat që tashmë ndodhen në treg, të pësojnë rritje çmimi dhe të kërkohen në masë të madhe.

Nuk është bërë e ditur pse është ndërmarrë ky vendim, por mësohet se Volkswagen po dëshiron të lë hapësirë më të madhe për makinat elektrike. /Telegrafi/