LAJMI I FUNDIT:

​Volkswagen kërkon falje për reklamën “raciste”

​Volkswagen kërkon falje për reklamën “raciste”

Prodhuesi gjerman tërhoqi një reklamë për Golf nga rrjetet sociale dhe kërkoi falje pas akuzave të ashpra se videoja ishte raciste.

Videoja prej 10 sekondash u postua në Instagram për të promovuar gjeneratën e re të modelit Golf.


Ajo tregon një dorë të madhe të një personi “të bardhë”, i cili së pari e shtyn një njeri me lëkurë të errët nga makina dhe më pas e merr, duke e mbajtur kokën, te dera e hapur dhe më në fund e shtyn në kafene.

Shikuesit gjithashtu vunë re se shkronjat lundruese në reklamë duket se paraqesin një fjalë fyese për njerëzit me lëkurë me ngjyrë në gjermanisht.

Të tjerë theksojnë se titulli i ndërtesës në të cilën njeriu po zhduket është gjithashtu fyes – “Petit Colon”, i cili u kujton atyre kolonializmin.

Pas reagimeve të përdoruesve të rrjeteve sociale, menaxhimi i gjigantit gjerman automobilistik lëshoi një falje.

“Ne do të hetojmë se si diçka e tillë mund të ketë ndodhur, do të ketë pasoja. Pa dyshim – video është e papërshtatshme dhe pa shije”, thuhet në deklaratën e kompanisë në Wolfsburg.

“Ne me siguri do të hetojmë se si diçka e tillë mund të ketë ndodhur dhe sigurisht që do të ketë pasoja.”

Shumëkush shprehu mosbesim që videoja ishte lejuar që të botohej.

“Ky është një njoftim i keq dhe racist,” tha një përdorues.

“Njerëzit që e bënë këtë e dinin saktësisht se çfarë po bënin,” shkroi një përdorues tjetër në Twitter. /kp/Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

Auto
Kalo në kategori